E diel, 26 Prill 2026

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar në Han të Elezit, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin nga RMV në Kosovë.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Burimi: klankosova
