E mërkurë, 6 Maj 2026

Nesër në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv nëna e të ndjerit, Esma Gashi, derisa u bë e ditur se seanca pritet të fillojë nga ora 09:30.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit, të cilët në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm.
I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë. /klankosova.tv
Burimi: klankosova
