E enjte, 7 Maj 2026

Pesë të dyshuarit për dallaveret me prona nuk do të qëndrojnë prapa grilave.
Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, pasi që e refuzoi kërkesën për paraburgim të prokurorisë.
Kjo masë, do të zëvendësohet me detyrim të paraqitjes në stacionin policor.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i kësaj gjykate Marcel Lekaj.
“Është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Ndaj 5 të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion”, tha Lekaj për Klankosova.tv.
Rreth kësaj ngjarje Klankosova.tv ka raportuar gjatë ditës së djeshme.
Avokatja e Bashkim Shaqirit: I është bastisur shtëpia, tash po merret në pyetje
Ky është zyrtari i Gjykatës që po dyshohet për rastin e manipulimit me prona
Burimi: klankosova
