E enjte, 7 Maj 2026

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur së fundmi në spitalin e Ferizajt, ku një 20-vjeçare dyshohet se ka lindur fshehurazi në tualet dhe më pas ka tentuar ta ngufasë foshnjën e porsalindur, të cilën e kishte lënë në koshin e mbeturinave.
Rastin e kanë zbuluar mjekët pasi dëgjuan të qarat e bebes dhe ndërhynë menjëherë, ndërsa e reja ishte paraqitur më herët me ankesa për probleme shëndetësore pa e ditur askush për shtatzëninë.
Policia dhe Inspektorati Shëndetësor kanë nisur hetimet, ndërsa e dyshuara po merr trajtim mjekësor dhe psikologjik, në pritje të marrjes në pyetje dhe raportit të autopsisë.
Për detaje tjera ndiqeni kronikën e përgatitur:
Burimi: klankosova
