E martë, 12 Maj 2026

Hera e parë e një partie të re si bashkim e jo përçarje
Një parti e re shqiptare është formuar orët e fundit në Maqedoni, jo si ndarje por si bashkim. Është VLEN. Izet Mexhiti, bashkëkryetar i kësaj force, tha për A2 CNN se kështu synohet dhënia fund e përçarjes politike mes shqiptarëve.
“Shqiptarët në 30 vite ose janë ballafaquar me monopol politik, ose me shpërndarje në shumë parti të vogla e fraksione të ndryshme duke defaktorizuar votën. Kemi bashkuar opozitën shqiptare dhe tashmë është pozitë shqiptare. Ashtu siç janë të organizuar edhe shumica maqedone në dy partitë VMRO dhe LSDM, edhe shqiptarët janë të fokusuar dhe të organizuar jo në monopol politik jo të përçarë në shumë parti politike, por në dy parti, pra në VLEN dhe BDI”, theksoi ai.
Sipas Mexhitit, modeli është frymëzuar nga demokracitë skandinave dhe synon largimin nga modeli i liderit të vetëm.
“Sjellim një një standard të ri në politikën shqiptare, me bashkëkryetarë model që nuk e kemi shpik ne por e kemi marrë nga shtetet skandinave. Është një balancë dhe ndarje e përgjegjësive. Është një një vlerë demokratike e re”.
Në Kongresi i parë themelues të kësaj force ishte dhe kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe homologu i tij kosovar Albin Kurti.
Mexhiti e cilësoi praninë e kësaj dysheje si një shenjë respekti dhe tha se VLEN synon të jetë një urë lidhëse mes Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
