Shpërthen granata e dorës, dëmtohet një kamion në Vushtrri


E martë, 12 Maj 2026
Shpërthen granata e dorës, dëmtohet një kamion në Vushtrri

Një menaxher i një kompanie në Vushtrri ka raportuar në polici se një kamion i është dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

Sipas njoftimit zyrtar, njësia e policisë për deminim ka dalë në vendin e ngjarjes, ku sipas tyre dëmtimi i kamionit është i vjetër dhe mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i granatës së dorës, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit