Prizren: Policia gjatë patrullimit të natës ndalon të riun e armatosur


E martë, 12 Maj 2026
Prizren: Policia gjatë patrullimit të natës ndalon të riun e armatosur

Policia në Prizren, rreth orës 01:30 të së dielës, ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili ishte i armatosur me pistoletë dhe thikë.

Gjatë patrullës, zyrtarët policorë kishin hasur një automjet me katër persona, ndërsa te 22-vjeçari u gjetën armët, të cilat u konfiskuan, transmeton Klanksova.tv.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar. Për rastin janë njoftuar polici hetues kujdestar, njësiti i krim-teknikës si dhe prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit