Chelsea nis ofensivën për Xabi Alonson, spanjolli favorit për stolin e “Bluve”


E martë, 12 Maj 2026
Chelsea nis ofensivën për Xabi Alonson, spanjolli favorit për stolin e “Bluve”

Chelsea ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Xabi Alonsos, me trajnerin spanjoll që tashmë konsiderohet kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës londineze.

Sipas raportimeve nga mediat angleze dhe italiane, drejtuesit e klubit nga “Stamford Bridge” kanë zhvilluar kontaktet e para me Alonson, ndërsa bisedimet mes palëve thuhet se kanë qenë pozitive.

Ish-trajneri i Bayer Leverkusenit dhe Real Madridit shihet si profili ideal për projektin afatgjatë të Chelseat, sidomos pas periudhës së paqëndrueshme që klubi ka kaluar në bankinë gjatë sezoneve të fundit.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Alonso është i hapur ndaj një aventure në Premierligë, ndërsa emri i tij ka fituar përparësi ndaj alternativave të tjera si Andoni Iraola dhe Marco Silva.

Një nga faktorët që mund të ndikojë në arritjen e marrëveshjes është gatishmëria e drejtuesve të “BlueCo” për t’i dhënë Alonsos më shumë rol në merkato dhe në ndërtimin e skuadrës për sezonet e ardhshme.

Interesim për trajnerin spanjoll ka shfaqur edhe Liverpooli, që sipas raportimeve ka kërkuar informata rreth metodave të punës dhe filozofisë së tij si trajner.

Chelsea synon ta mbyllë sa më shpejt çështjen e trajnerit të ri, ndërsa Xabi Alonso mbetet emri që po fiton gjithnjë e më shumë terren në “Stamford Bridge”./04 Online


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit