Majlinda e lumtur me medaljen e artë në Abu Dabi


E shtunë, 1 Nëntor 2014

Kampionia e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi, është shprehur shumë e lumtur me suksesin e arritur në Grand Slam turneun e xhudos në Abu Dhabi.

Xhudistja dje fitoi medaljen e artë, duke mposhtur në finale rumunen Andre Chitu dhe treguar superioritetin në botën e xhudos.

“Pas kampionatit botëror kam pasur pak pushim, por jam kthyer e fortë me ushtrime të fuqishme. Jam e gëzuar shumë, sepse kam dy tituj kampioni të botës, por vetëm një turne Grand slam të fituar, ky është i dyti dhe ndjehem mirë”, ka thënë Kelmendi.

“Andrea është një xhudiste luftëtare, nëse futesh në duel me të e pakujdesshme ajo të bën të zgjohesh, finalja ishte e vështirë, ndoshta pak e njëjtë sikur në botërorin në Rusi, por e dija se çfarë duhet të bëjë dhe çdo gjë përfundoi mirë”.

“Nuk ndjeja presion, por mund të them se sot ndjehesha mirë, nuk ishte ndjenjë perfekte, por jam mësuar të menaxhojë këto situata duke shkuar në shumë gara ndërkombëtare”, ka shtuar ajo

Të fundit