E shtunë, 16 Maj 2026

Burime mjekësore në Rripin e Gazës kanë njoftuar se numri i të vrarëve nga ofensiva izraelite ka arritur në 72,757 persona, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 172,645, që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.
Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar 13 persona të vrarë, njëri prej tyre i cili kishte ndërruar jetë nga plagët e marra më herët, si dhe 57 të plagosur.
Autoritetet shëndetësore thanë se që nga armëpushimi i 11 tetorit të kaluar, numri i viktimave ka arritur në 870 të vrarë dhe 2,543 të plagosur, ndërsa janë nxjerrë edhe 771 trupa nga rrënojat.
Burimet theksuan se shumë viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit dhe autoambulancat nuk kanë mundësi të arrijnë në shumë zona.
Gjithashtu u raportua se një person ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese, duke e çuar në 30 numrin e viktimave nga shembjet e objekteve. /mesazhi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
