Ç’tha së fundi ky mik i Edi Ramës për miqtë gjakpirës të kryeministrit shqiptar?


E shtunë, 16 Maj 2026
Ç’tha së fundi ky mik i Edi Ramës për miqtë gjakpirës të kryeministrit shqiptar?

Sanchez mbron Yamal-in: “Ose kanë humbur mendjen, ose janë verbuar nga turpi i tyre”

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, një mik i Edi Ramës, por aspak i ngjashëm me kryeministrin izraelit shqiptar, tha se ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, e kishte bërë Spanjën “krenare” duke valëvitur një flamur palestinez në një paradë që festonte titullin e La Liga-s, duke shkaktuar akuza izraelite për “nxitje të urrejtjes”.

Sulmuesi 18-vjeçar tërhoqi vëmendjen duke valëvitur një flamur palestinez gjatë një parade me autobus të hapur nëpër Barcelonë të hënën, ndërsa gjigantët katalanas festuan titullin e tyre të dytë radhazi në La Liga dhe të 29-tin në total.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, sulmoi yllin spanjoll të enjten, duke thënë se ai kishte zgjedhur të “nxisë urrejtje” kundër vendit të tij.

“Shpresoj që një klub i madh dhe i respektuar si Barcelona do të distancohet nga këto deklarata dhe do ta bëjë të qartë se nuk ka vend për nxitje ose mbështetje të terrorizmit”, tha Katz, në emër të një shteti qartazi terrorist, siç ka qenë e është Izraeli.

Sanchez, një kritik i hapur i dinjitoz i Izraelit, i cili e ka cilësuar si gjenocid atë që po ndodh në Gaza që në tetor 2023, reagoi duke mbrojtur Yamal-in, njëherësh duke fshiklluar rëndë qeveritarët sionistë.

“Ata që mendojnë se valëvitja e flamurit të një vendi ‘nxit urrejtje’ ose kanë humbur mendjen ose janë verbuar nga turpi i tyre”, shkroi Sanchez në rrjetin social X, duke shtuar:

“Lamine sapo ka shprehur solidaritetin me Palestinën që miliona spanjollë ndiejnë. Një arsye tjetër për të qenë krenarë për të.”

Mbështetja e Yamal-it për kauzën palestineze – e cila gëzon popullaritet të gjerë në Spanjë – nuk ka kaluar pa u vënë re në Gaza. Artistët në një kamp refugjatësh në territorin kryesisht të shkatërruar pikturuan një mural mbi rrënojat me portretin e Yamal-it duke valëvitur flamurin palestinez.

Marrëdhëniet midis Spanjës dhe Izraelit janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i gjenocidit të Izraelit në Gaza. Izraeli e tërhoqi ambasadorin e tij pasi Madridi njohu shtetin palestinez në vitin 2024, ndërsa Spanja shkarkoi zyrtarisht të dërguarin e saj të lartë në Tel Aviv në mars. /tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit