E hënë, 18 Maj 2026

Një inspektor komunal ka raportuar se pasditen e djeshme në Prishtinë është sulmuar nga disa persona të dyshuar.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima, ndërsa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, pronar i një lokali, si dhe disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Inspektori ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.
“Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
