E hënë, 18 Maj 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj, me ç’rast janë lënduar dy vajza.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur teksa vajzat ishin duke drejtuar një motor elektrik, me të cilin e kanë goditur një veturë nga mbrapa.
Ky aksident dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës ndërmjet motorit dhe veturës.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat femra kosovare që ishin në motorin elektrik. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit duke e goditur veturën prapa. Të lënduarat pas trajtimit mjekësor janë liruar.”, thuhet në raporitn 24-orës. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
