E hënë, 18 Maj 2026

Me 5 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur të shpallë konkursin për Kryeprokuror të Shtetit.
Kundër ka votuar anëtari Milot Krasniqi.
Kryesuesi i KPK-së Arian Gashi, tha se afati për aplikim është 15 ditë. Konkursi do të shpallet më 20 maj.
Por paraprakisht, anëtari i KPK-së prokurori Milot Krasniqi dha kritika për këtë pikë të rendit të ditës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
