Tespishte me bajame


E hënë, 18 Maj 2026
Tespishte me bajame

Tespishtja është një traditë e hershme e kuzhinës shqiptare, e cila përgatitet kryesisht në zonat veriore të vendit, përfshirë edhe Kosovën.

Një ëmbëlsirë unike, me sherbet e cila kombinohet me bajame, por edhe me fruta të tjera të kombinuara nga amvisat e që ngacmojnë shijen për t’i provuar menjëherë.

Përbërësit

  • 500 gr gjalpë i freskët
  • 100 ml qumësht
  • Një lugë kafeje sodë
  • 3 vezë të freskëta
  • 500 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • Disa thelpinj bajamesh

Për sherbetin

  • 500 gr sheqer
  • 500 ml ujë
  • Një lugë kafeje vanilje

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të pastër dhe të madhe shtojmë gjalpin dhe sheqerin dhe i vendosim në zjarr.
  2. I përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet.
  3. Më pas, tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për disa minuta.
  4. Në tenxhere shtojmë qumështin dhe e vendosim sërish në zjarr.
  5. Vijojmë duke shtuar miellin duke e përzier me lugë druri pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të shëputet nga anët e tenxheres.
  6. Pasi masa të jetë trashur mjaftueshëm e heqim nga zjarri dhe shtojmë një e nga një vezët duke mos ndërprerë procesin e përzierjes.
  7. Brumin e përftuar e vendosim në një tepsi ose mbi tavolinën e kuzhinës.
  8. E spërkasim me pak miell dhe nisim ta punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte.
  9. Brumin e spërkasim me kokërriza sheqeri nga të gjitha anët.
  10. Tavën e spërkasim me pak gjalpë të shkrirë dhe vendosim brumin aty duke e shtrirë me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës.
  11. Më pas, i japim formë përmes një thike të mprehtë sipas dëshirës në romba apo katrorë dhe sipër i vendosim disa thelpinj bajamesh.
  12. Tava futet në furrë për pjekje për 40 minuta.
  13. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke hedhur në një tenxhere, sheqerin, ujin dhe vaniljen. I lëmë të vlojnë derisa sherbeti të lidhet apo të trashet.
  14. Kur ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe më pas i hedhim sipër sherbetin e nxehtë

Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit