Guardiola drejt largimit nga Manchester City? Maresca përmendet si pasuesi i tij


E martë, 19 Maj 2026
Guardiola drejt largimit nga Manchester City? Maresca përmendet si pasuesi i tij

E ardhmja e Pep Guardiolës te Manchester City po bëhet gjithnjë e më e paqartë, ndërsa raportimet e fundit nga mediat angleze sugjerojnë se Enzo Maresca ka arritur marrëveshje për ta zëvendësuar spanjollin në “Etihad Stadium”.

Sipas “talkSPORT”, drejtuesit e Manchester Cityt po përgatiten për largimin e Guardiolës pas një dekade të mbushur me suksese dhe trofe. Raportime të ngjashme janë publikuar edhe nga “Daily Mail” dhe gazetari i njohur David Ornstein.

Maresca, i cili më parë ka qenë pjesë e stafit të Guardiolës te City, shihet si kandidati ideal për të marrë drejtimin e skuadrës. Italiani ka kaluar më herët edhe te Chelsea dhe Leicester City, ku arriti suksese të rëndësishme.

Guardiola ka refuzuar të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij në intervistat e fundit, duke shtuar edhe më shumë spekulimet rreth largimit.

Kur u pyet fundjavën e kaluar nëse periudha e tij te City përfaqëson madhështinë, ai u përgjigj: “Po, sigurisht, 20 trofe në 10 vite nuk janë keq”.

“Ata e dinë që nuk duhet të presin deri sa të largohem për të kuptuar sa e bukur ka qenë kjo periudhë. 20 trofe – nuk është keq, sinqerisht”, shtoi ai.

Guardiola mori drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016 dhe gjatë kësaj kohe fitoi gjashtë tituj të Premierligës, Ligën e Kampionëve dhe tripletën historike në vitin 2023, duke u konsideruar si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit anglez./04 Online


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit