E martë, 19 Maj 2026

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një person që dyshohet për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik.
Sipas kërkesës së forcave të rendit, thuhet se sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në kërkesën e policisë. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
