E martë, 19 Maj 2026

Sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka nisur seanca gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen mizore të Bekim Varit.
Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë katër dëshmitarë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në seancën fillestare, Fejza kishte mohuar vrasjen.
“Jo, nuk e kam vra”, kishte thënë ai para trupit gjykues më 28 tetor të vitit të kaluar.
Vrasja në fjalë e pati tronditur Kosovën në fillim të vitit 2025.
27-çjeçari Bekim Vari, nga Ferizaj, ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025.
Trupi i tij u gjet disa ditë më vonë (më 5 shkurt), në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt.
“Jo, nuk e kam vra”, Leutrim Fejza mohon vrasjen e Bekim Varit
Burimi: klankosova
