Mjalti si alternativë ndaj sheqerit/ Çfarë ndodh me trupin kur e konsumoni çdo ditë


E martë, 19 Maj 2026
Mjalti si alternativë ndaj sheqerit/ Çfarë ndodh me trupin kur e konsumoni çdo ditë

Mjalti është një nga produktet natyrale më të përdorura si në ushqim, ashtu edhe në mjekësinë popullore.

Sipas specialistëve të ushqyerjes, konsumimi i tij në sasi të moderuar mund të sjellë përfitime për energjinë, tretjen dhe mirëqenien e përgjithshme, sidomos kur përdoret në vend të sheqerit të bardhë.

Një lugë çaji mjaltë në mëngjes i jep trupit sheqerna natyrale që përthithen më ngadalë, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë gjatë ditës dhe duke shmangur rëniet e menjëhershme të saj. Gjithashtu, mjalti përmban substanca që ndihmojnë florën e zorrëve dhe tretjen.

Përdorimi i mjaltit para gjumit përdoret shpesh për qetësimin e fytit dhe lehtësimin e kollës së lehtë, ndërsa nuk rekomandohet për fëmijët nën një vjeç për arsye shëndetësore.

Ekspertët këshillojnë që mjalti të mos përzihet me pije shumë të nxehta, pasi temperatura e lartë mund të ulë vlerat e tij ushqyese. Po ashtu, konsumi duhet të jetë i kufizuar, zakonisht 1 deri në 2 lugë çaji në ditë.

Sipas specialistëve, mjalti mund të ndihmojë në energji, imunitet dhe tretje, por efektet varen nga mënyra e ushqyerjes dhe gjendja shëndetësore e secilit person.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit