E mërkurë, 20 Maj 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iranin pritet të përfundojë shumë shpejt dhe se Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se administrata e tij po punon për t’i dhënë fund konfliktit dhe se Irani është i gatshëm për negociata.
“Ne do ta përfundojmë këtë luftë shumë shpejt. Ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje dhe janë lodhur nga kjo situatë,” u shpreh ai.
Trump shtoi se nuk beson se Irani do të arrijë të sigurojë armë bërthamore dhe shprehu shpresën që çështja të zgjidhet në mënyrë paqësore.
Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu fuqinë ushtarake të SHBA-së, duke pretenduar se operacionet e fundit kanë dëmtuar rëndë kapacitetet ushtarake iraniane, përfshirë marinën, forcën ajrore dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore.
Ai deklaroi se shumica e pajisjeve ushtarake të Iranit janë shkatërruar, ndërsa la të kuptohet se edhe udhëheqës të lartë iranianë janë eliminuar gjatë konfliktit. /mesazhi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
