KEDS-i gjobitet edhe me 40 mijë euro për parregullsi në njehsorët elektrikë


E mërkurë, 20 Maj 2026
KEDS-i gjobitet edhe me 40 mijë euro për parregullsi në njehsorët elektrikë

EDS-it është gjobitur edhe me 40 mijë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me parregullsitë e konstatuara në njehsorët elektrikë.

MINTI ka njoftuar se në mbledhjen e Këshillit për Mbrojtjen e Konsmatorit janë prezantuar informata lidhur me aksionet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, të fokusuara në monitorimin e çmimeve të derivateve, njehsorëve elektrikë dhe produkteve të qumështit me bazë bimore në treg.

Siopas rezultateve të verifikimit, vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë verifikuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një njehsor është konstatuar pa lejim tipi.

“Raportet zyrtare të laboratorit janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për ndërmarrjen e masave ligjore dhe shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it, në vlerë prej 40,000 eurosh”, thuhet në njoftim.

KEDS-i më herët pati njoftuar se do të dëmshpërblehen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e mundshme tarifore në faturimin e energjisë elektrike.

Herën e fundit, më 4 maj KEDS-i është gjobitur me 90 mijë euro. Kjo ishte gjoba e tretë ndaj KEDS-it. Fillimisht është ndëshkuar me 6 mijë euro për dy njehsorë me afat të skaduar, e më pas edhe me 30.000 euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit