Arrestimet në Graçanicë: Drejtoresha në pranga, mjekët në rrugë (VIDEO)


E mërkurë, 20 Maj 2026
Arrestimet në Graçanicë: Drejtoresha në pranga, mjekët në rrugë (VIDEO)

Punonjësit e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë kanë organizuar protestë për shkak të arrestimit të drejtoreshës së këtij institucioni, duke ndërprerë punën për një orë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj ka bërë të ditur se arrestimi i drejtoreshës dhe disa personave të tjerë erdhën pas disa shkarkimeve të disa punonjësve shëndetësorë e arsimorë në Graçanicë e Lipjan, transmeton Klankosova.tv.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Prokuroria njoftoi se janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme që dyshohet se i lidhin të ndaluarit me veprime të kundërligjshme që cenojnë procesin zgjedhor.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit