Chelsea nis rindërtimin e skuadrës nën drejtimin e Xabi Alonsos


E martë, 2 Qershor 2026
Chelsea nis rindërtimin e skuadrës nën drejtimin e Xabi Alonsos

Chelsea po hyn në një verë shumë të rëndësishme të merkatos nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso, me synimin për të ndërtuar një skuadër më të fuqishme dhe më të balancuar, sidomos duke marrë parasysh mungesën në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Sipas “The Athletic”, klubi londinez po kërkon të paktën dy përforcime me eksperiencë për ekipin e parë, ku prioritet janë një qendërmbrojtës dhe një sulmues i gjithanshëm.

Në listën e objektivave përmenden Morgan Rogers nga Aston Villa dhe Ibrahima Konaté i Liverpoolit, ndërsa për Valentin Barco të Strasburgut raportohet se tashmë është arritur një marrëveshje. Ndërkohë, Chelsea ka sjellë tre lojtarë të rinj: Geovany Quenda nga Sporting Lisbona për 40 milionë funte, sulmuesin Emmanuel Emegha dhe portierin Mike Penders.

Sa i përket largimeve, Marc Cucurella është një nga emrat që mund të largohet, ndërsa disa qendërmbrojtës të tjerë gjithashtu janë në listën e lojtarëve të disponueshëm, teksa klubi po synon të riorganizojë dhe forcojë skuadrën.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit