E martë, 2 Qershor 2026

Sistemi sionist që po vdes nga brenda dhe po tërheq me vete edhe Uashingtonin
Hakkı Öcal, Daily Sabah
Izraeli po përballet me një krizë të thellë ekzistenciale teksa politikat e tij të pushtimit vazhdojnë dhe thirrjet globale për një zgjidhje me dy shtete rriten. Vendi po shpërbëhet dhe po tërheq me vete edhe SHBA-në.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, duket i aftë t’i çojë i vetëm të dyja shtetet në koshin e plehrave të historisë. Është tronditëse të imagjinosh një komb ku udhëheqësit e quajnë shoqërinë e tyre “përbindësh”.
Vetë presidenti izraelit Isaac Herzog paralajmëroi së fundmi se disa grupe brenda shoqërisë izraelite po bëhen një “Behemoth” (një bishë mitologjike biblike). Kjo nxiti reagimin e ashpër të Ben-Gvir, i cili e akuzoi presidentin për fyerje të popullit hebre.
Gati një vetë më parë, shkrova se presidenti i SHBA-së Donald Trump duhet të bënte kujdes nga Benjamin Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij që kryejnë krime lufte në Gaza. Në atë kohë, Ben-Gvir dhe Ministri i Financave Bezalel Smotrich po përpiqeshin të ripushtonin Gazën për të lejuar aneksimet, njësoj si në Bregun Perëndimor.
Trump mund ta shpëtonte Izraelin nga vetvetja, por ai lejoi planin sionist të pushtimit nën maskën e një “përpjekjeje rindërtimi”. Ai shpërfilli Planin e Ndarjes së OKB-së të vitit 1947 për një federatë me dy komunitete dhe dy zona.
Në vend të kësaj, duke ndjekur Netanyahun, Trump u përfshi në luftën kundër Iranit, gjë që e detyroi Teheranin të mbyllte Ngushticën e Hormuzit, duke bllokuar ekonominë globale. Tani, për të arritur një marrëveshje, Trump detyrohet që t’i “puthë duart”.
Nëse Trump do të donte paqe të vërtetë, mjaftonte t’i kërkonte Izraelit t’i jepte fund planit për të gëlltitur Palestinën dhe të detyronte neokonservatorët në Uashington të hiqnin dorë nga skema e “Izraelit të Madh”.
Siç thekson kolumnisti Ihsan Aktaş, ideja që Turqia të veprojë si garantuese ose të kontribuojë me trupa e shqetëson shumë Izraelin. Ndoshta për këtë arsye Trump po e harron planin e tij të paqes.
Por ai nuk mund ta shpëtojë Izraelin nga shkatërrimi i sigurt. Tani është koha për të shpëtuar SHBA-në nga Izraeli. Kjo kërkon mbështetjen e të gjithë kombit amerikan dhe liderëve globalë, si Catherine Connolly në Irlandë apo John Swinney në Skoci, të cilët mbështesin të drejtën e Palestinës për vetëvendosje.
Kur njerëzit ndalojnë së besuari në sistem, ai vdes. Netanyahu i përmbahet një shumice prej gjashtë vendesh të përbëra nga radikalët. Shira Efron nga RAND Corporation shkruan se izolimi i Izraelit po thellohet, ndërsa Max Boot konfirmon se Netanyahu dëmtoi sigurinë e vendit.
Në shekullin V, qytetarët romakë prisnin gishtat për të shmangur rekrutimin sepse nuk besonin më te sistemi. Sot, mijëra të rinj izraelitë po migrojnë jashtë vendit për të shmangur shërbimin ushtarak dhe pushtimin.
Behemothi nuk është më thjesht mit. Noam Chomsky e thotë qartë: “Izraeli duhet të shpërbëhet. Kjo strukturë koloniale nuk ka të ardhme morale!”. tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
