E enjte, 4 Qershor 2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Kosovë është pritur në takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Costa po qëndron në Kosovë, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të mërkurën, Costa ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiun.
Ndyrshe, Costa të martën vizitoi Shqipërinë, ndërsa paraprakisht ka vizituar edhe Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
