Prangoset i dyshuari për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh për furnizim me pajisje në Polici


E enjte, 4 Qershor 2026
Prangoset i dyshuari për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh për furnizim me pajisje në Polici

Është arrestuar një person nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila tha se, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorimin dhe mashtrimin në një aktivitet prokurimi për furnizime me pajisje në Policinë e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari me inicialet N.R, po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 të KPRK-së”, njoftoi Prokuroria.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, tha se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin në fuqi. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit