E enjte, 4 Qershor 2026

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin e një personi.
Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për motoçiklistin, i cili ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes.
Kështu për Klankosova.tv ka deklaruar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit. Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente”, deklaroi Bytyqi.
Burimi: klankosova
