Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt


E diel, 7 Qershor 2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren.

Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri më 26 maj 1999 ka kryer krime lufte.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë gjatë së shtunës,

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me zyrtar policor të MUP-it serb, gjatë periudhës së cekur kohore ka kryer veprën e cekur.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit