E mërkurë, 1 Korrik 2026

Meksika ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Ekuadorin me rezultat 2-0 në “Estadio Azteca”.
Ndeshja nisi me një orë vonesë për shkak të një stuhie të fortë në Mexico City, por kjo nuk ndikoi te vendasit, të cilët dominuan që nga fillimi, shkruan 04 Online.
Julian Quinones zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërsa Raul Jimenez dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të pas një aksioni të bukur të ndërtuar së bashku me Quinones.
Në pjesën e dytë, Ekuadori pati më shumë posedim të topit, por nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën e Meksikës. Vendasit administruan me qetësi epërsinë deri në fund, duke siguruar një fitore të merituar dhe kalimin mes 16 skuadrave më të mira të turneut.
Në fazën e 1/8 së finales, Meksika do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Anglisë dhe Kongos./04 Online/
Burimi: 04online
