Kurti: Kosova, përherë falënderuese për ndihmën e ShBA-së dhe aleancën e pazëvendësueshme


E mërkurë, 1 Korrik 2026
Kurti: Kosova, përherë falënderuese për ndihmën e ShBA-së dhe aleancën e pazëvendësueshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është përherë falënderuese ndaj ShBA-së për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.

Kurti kështu është shprehur në një postim në Facebook ku ka njoftuar se ka marrë pjesë në pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në Prishtinë.

“Mbrëmë isha i nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës sonë. Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj ShBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme”, ka shkruar Kurti.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit