E mërkurë, 1 Korrik 2026

Real Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Arsenalit, William Saliba, me kërkesë të trajnerit Jose Mourinho.
Tekniku portugez e sheh francezin si përforcimin ideal për mbrojtjen, ndërsa drejtuesit madrilenë kanë nisur të vlerësojnë mundësinë e realizimit të transferimit, shkruan 04 Online.
Megjithatë, operacioni pritet të jetë i vështirë, pasi Saliba ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2030 dhe klubi londinez nuk dëshiron ta shesë, përveç nëse vjen një ofertë që mund të arrijë rreth 150 milionë euro.
Për të siguruar fondet e nevojshme, Real Madridi mund të sakrifikojë disa lojtarë gjatë verës, me Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga që përmenden si emra të mundshëm për largim.
Në Madrid besojnë se Saliba do të ishte gurthemeli i mbrojtjes së re, por gjithçka do të varet nga qëndrimi i Arsenalit dhe dëshira e vetë lojtarit për t’u transferuar në “Santiago Bernabéu”./04 Online/
Burimi: 04online
