E mërkurë, 1 Korrik 2026

Mallorca nuk do të ketë më asnjë futbollist shqiptar në radhët e saj, pasi pas largimit të Vedat Muriqit është konfirmuar edhe fundi i aventurës së Marash Kumbullës.
Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, duke e falënderuar për kontributin e dhënë gjatë sezonit, shkruan 04 Online.
Kumbulla rikthehet te Roma, pasi edicionin e kaluar ishte i huazuar te Mallorca. Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi 10 ndeshje në të gjitha garat./04 Online/
Burimi: 04online
