E hënë, 6 Korrik 2026

Neymar i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren e Brazilit, duke njoftuar pensionimin nga futbolli ndërkombëtar pas eliminimit në Kupën e Botës.
Sulmuesi 34-vjeçar mori këtë vendim menjëherë pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8 së finales, ndeshje që rezultoi të ishte e fundit e tij me fanellën e Brazilit, shkruan 04 Online.
“U përpoqa. U përpoqa. Filloi këtu në stadiumin MetLife dhe përfundoi këtu. Tani ka mbaruar”, deklaroi Neymar pas takimit.
Edhe pse Brazili u eliminua, ai e mbylli paraqitjen e fundit me një gol nga penalltia. Neymar largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, me 80 gola në 129 ndeshje, pas katër pjesëmarrjeve në Kupën e Botës.
Trajneri Carlo Ancelotti e kishte rikthyer në kombëtare pas një mungese trevjeçare, por rrugëtimi i Brazilit u ndal nga Norvegjia, falë dy golave të Erling Haaland.
Me largimin e Neymarit, mbyllet një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së Kombëtares së Brazilit./04 Online/
Burimi: 04online
