E hënë, 6 Korrik 2026

Një person është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në një parking.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova
