Dhjetëra gjoba ndaj motoristëve në Prishtinë, prishën rendin dhe qetësinë


E hënë, 6 Korrik 2026
Dhjetëra gjoba ndaj motoristëve në Prishtinë, prishën rendin dhe qetësinë

Drejtoria e Policisë së Prishtinës është duke zbatuar planin operativ “Kontrolli i Motoçikletave”, në kuadër të cilit po zhvillohen aktivitete të shtuara policore me fokus kontrollin e motoçikletave dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Bazuar në njoftimin e policisë, nga 2 korriku e deri më sot, njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë shqiptuar gjithsej 132 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për shkelje të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

Prej tyre, 18 gjoba janë shqiptuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 24 motoçikleta.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit