E hënë, 13 Korrik 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona që dyshohen për grabitje dhe detyrim.
Sipas forcave të rendit, të prangosurit janë të moshave 18 dhe 19-vjeçare dhe dyshohet se veprat penale i kanë kryer në kryeqytet.
“Të arrestuarit janë: F.A., mashkull, 18 vjeç, L.K., mashkull, 19 vjeç, F.K., mashkull, 19 vjeç, F.A, mashkull.18 vjeç.”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve janë duke vazhduar. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
