E hënë, 13 Korrik 2026

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nominuar me pesë vota pro Zejnullah Gashin për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Pas procesit të votimit në mbledhjen e KPK-së, kandidati Zejnullah Gashi mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit, duke u propozuar për dekretim te Presidentja e Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, para fillimit të votimit kishte prezantuar raportin final të Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Sipas raportit final, kandidati Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ishte renditur i pari me 91.6 pikë.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
