E hënë, 13 Korrik 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer më 12 korrik në Pikën Kufitare Stanqiq, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton klankosova.tv.
Dyshohet se i arrestuari kishte kryer veprën penale më 30 tetor 2025, duke publikuar përmbajtje përmes një rrjeti social që lidhet me veprën “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Burimi: klankosova
