Aksident mes tre kamionëve e një veture te “Qafa e Duhlës”, së paku një i lënduar


E premte, 24 Korrik 2026
Aksident mes tre kamionëve e një veture te “Qafa e Duhlës”, së paku një i lënduar

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00, në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’, është raportuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv.

Ai bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

“Për shkak të aksidentit dhe intervenimit të shërbimeve emergjente, qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër”, tha Bytyqi.

Sipas tij, Policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për lirimin sa më të shpejt të rrugës për qarkullim.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit