E premte, 24 Korrik 2026

Jürgen Klopp është rikthyer në stol. Federata Gjermane e Futbollit ka zyrtarizuar emërimin e teknikut të njohur si trajner të ri të kombëtares së Gjermanisë.
Klopp ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në korrik të vitit 2030, duke marrë përsipër drejtimin e “Pancerëve” në ciklin e ardhshëm ndërkombëtar.
Pas sukseseve të shumta në nivel klubesh, ku spikat periudha e tij te Liverpooli, Klopp tashmë nis një kapitull të ri në karrierë me synimin për ta rikthyer Gjermaninë në majat e futbollit botëror.
Emërimi i tij konsiderohet një nga lëvizjet më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar në vitet e fundit.
Burimi: 04online
