Mbappé zgjedh më të mëdhenjtë e historisë së Botërorit: Pelé i pari, Messi i dyti


E premte, 24 Korrik 2026
Mbappé zgjedh më të mëdhenjtë e historisë së Botërorit: Pelé i pari, Messi i dyti

Kylian Mbappé ka bërë renditjen e tij personale të futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur legjendën braziliane Pelé në vendin e parë, ndërsa Lionel Messin në pozitën e dytë.

Në një sfidë të organizuar nga YouTuberi Fiago, sulmuesi francez renditi gjashtë emra të mëdhenj të futbollit. Diego Maradona u pozicionua i treti, Zinedine Zidane i katërti, ndërsa Mbappé e vendosi veten në vendin e pestë.

Në fund të listës, në pozitën e gjashtë, u rendit Michel Platini, shkruan 04 Online.

“Në Kupën e Botës kam bërë më shumë se Platini”, deklaroi sulmuesi i Real Madridit.

Në krye të listës, Mbappé vendosi Pelén, i cili mbetet futbollisti i vetëm në histori që ka fituar tri herë Kupën e Botës./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit