LDK mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë


E enjte, 30 Korrik 2026
LDK mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, pasi janë përmbyllur procedurat statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët.

Sipas njoftimit zyrtar të LDK-së, Sekretariati i Përgjithshëm ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjitha nënshkrimet e dorëzuara, duke konfirmuar se është plotësuar kushti statutar që kërkon mbështetjen e të paktën një të tretës së delegatëve të Kuvendit për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet sot, duke filluar nga ora 18:00.

LDK ka bërë të ditur se i gjithë procesi do të zhvillohet në përputhje me Statutin e partisë, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe respektim të vullnetit të delegatëve, si pjesë e angazhimit për një proces demokratik dhe institucional.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit