E mërkurë, 5 Gusht 2026

Sipas njoftimit të policië, rreth orës 22:30 është arrestuar i dyshuari i parë brenda fabrikës, ndërsa rreth orës 22:45 janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, transmeton Klankosova.tv.
âNë vendin e ngjarjes, te të dyshuarit, janë gjetur mjete të përdorura për vjedhje si: dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe një automjet që i përkiste njërës nga të dyshuarit. Përveç hetuesve të Stacionit Policor të Dragashit edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni kanë dalë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejshmeâ, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit (meshkuj të moshës 38, 37 dhe 36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar automjetin e të dyshuarve dhe disa mjete pune të përdorura gjatë veprës penale.
âPolicia është duke punuar me përkushtim për mbledhjen e dëshmive lidhur me rastin ne fjale si dhe lidhjen e të dyshuarve me veprat tjera te njëjtaâ.
Burimi: klankosova
