E mërkurë, 5 Gusht 2026

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Në orët e pasdites mund të ketë vranësira të pakta lokale, por pa kushte për reshje.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga temperaturat e larta.
Shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta të ditës (11:00–17:00).
Qëndroni në hije ose në vende të freskëta.
Kaloni 2–3 orë gjatë ditës në një ambient të freskët.
Jini të vetëdijshëm për rrezikun e nxehtësisë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Informohuni për paralajmërimet zyrtare lidhur me temperaturat e larta.
Pini shumë ujë, edhe kur nuk ndiheni të etur.
Vishni rroba të lehta, të holla dhe me ngjyra të çelëta.
Shmangni alkoolin dhe pijet me shumë sheqer.
Mos i lini kurrë fëmijët ose kafshët në makina të mbyllura.
Nëse ndiheni keq, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
