Gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës


E mërkurë, 5 Gusht 2026
Gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje dhe dalje në pothuajse të gjitha pikat kufitare janë nga 3 deri në 5 minuta, duke mundësuar qarkullim të rregullt të automjeteve.

Përjashtim bën pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku në dalje janë regjistruar pritje deri në 30 minuta për shkak të fluksit më të madh të automjeteve.

Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për kolona apo vonesa të gjata.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit