E shtunë, 26 Shtator 2026

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar pamje të një grupi motoristësh, pjesë e MK Veteranët e UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes dhe Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve, të cilët janë nisur në drejtim të Prishtinës.
Sipas njoftimit të publikuar nga platforma, motoristët janë nisur nga Vërmica dhe po vazhdojnë rrugëtimin drejt kryeqytetit.
“Nisen nga Vërmica drejt Prishtinës motoristët e MK Veteranët e UÇK-së (Zona Operative e Nerodimes) dhe Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve”, thuhet në njoftim.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
