Haaland nuk ka klauzolë largimi në rast të rënies së Cityt


E shtunë, 26 Shtator 2026
Haaland nuk ka klauzolë largimi në rast të rënies së Cityt

Erling Haaland nuk ka klauzolë në kontratën e tij me Manchester Cityn që i mundëson largimin në rast se klubi bie nga Premierliga.

Sipas raportimit të SPORT, kontrata e sulmuesit norvegjez, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2034, nuk përmban asnjë dispozitë që i lejon atij të largohet nga “Qytetarët” në rast të relegimit apo në ndonjë situatë tjetër të paracaktuar.

Kjo do të thotë se, edhe në rast të një skenari të tillë, Haaland nuk do të kishte një të drejtë automatike për të prishur kontratën dhe për t’u larguar si lojtar i lirë.

26-vjeçari mbetet një nga figurat kryesore të projektit të Manchester Cityt dhe është i lidhur me klubin për shumë vite, me kontratën që skadon në vitin 2034.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit