​KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan


E premte, 25 Shtator 2026
​KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan

Inxhinierët italianë të KFOR-it kanë kontrolluar rrugë dhe ura në Deçan për të vlerësuar kushtet e lëvizjes dhe sigurinë e itinerareve.

Sipas njoftimit të KFOR-it, pjesëtarët e Komandës Rajonale Perëndim kanë zhvilluar një seri vëzhgimesh të infrastrukturës, të enjten. Ata kanë vlerësuar gjendjen e urave dhe rrjetit rrugor, si dhe kufizimet e mundshme për qarkullim.

“Përmes këtyre aktiviteteve, KFOR-i ndjek zhvillimet në terren dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për lirinë e lëvizjes dhe për një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në një njoftim të misionit të NATO-s në Kosovë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit