Ambasada amerikane: Presim të punojmë bashkë me Qeverinë për paqen dhe stabilitetin rajonal


E premte, 25 Shtator 2026
Ambasada amerikane: Presim të punojmë bashkë me Qeverinë për paqen dhe stabilitetin rajonal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë dhe Kuvendin e sapoformuar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA-së ka thënë se synon të punojë me institucionet e reja për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen në rajon, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, teksa sqaroi se afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është deri më 6 tetor.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Gjykata tha po ashtu se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Njoftimi nga gjykata më e lartë në vend erdhi pasi Partia Demokratike e Kosovës kontestoi edhe konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Kushtetuesja po ashtu rrëzoi kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme për punimet e Kuvendit.

Sa i përket Kuvendit – që u konstituua më 13 shtator dhe disa orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria – Kushtetuesja tha se deputetët duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin e dytë, duke konstatuar se organi ligjvënës u konstituua përtej afatit 30- ditor.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit