Humb jetën një punëtor në një objekt ndërtimi në Istog, përgjegjësi dërgohet në mbajtje për 48 orë


E martë, 27 Tetor 2026
Humb jetën një punëtor në një objekt ndërtimi në Istog, përgjegjësi dërgohet në mbajtje për 48 orë

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në një objekt ndërtimi në fshatin Dubravë të komunës së Istogut.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e punëtorit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkaq lidhur me këtë rast, policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, ky rast nga policia po cilësohet si “Asgjesimi, Dëmtimi ose Heqja e Paisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Sot, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshatin Dubravë, në komunën e Istogut, ku një person është lenduar në një objekt. Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar në QKMF-Istog, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjesimi, Dëmtimi ose Heqja e Paisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve dhe i njejti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në përgjigjen e policisë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit